Dita nis me kthjellime, mësoni si do të ndryshojë moti në vijim

schedule07:29 - 17 Mars, 2021

schedule 07:29 - 17 Mars, 2021

Sipas MeteoAlb: Masat ajrore të paqëndrueshme do të diktojnë në vendin tonë vranësira të shpeshta dhe intervale me kthjellime gjatë pjesë së parë të ditës.

Por pjesa e dytë e ditës sjellë zhvillim të vranësirave lokale duke sjellë dhe reshje të izoluara shiu e dëbore.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4 deri 12°C.

Era do fryjë mesatare deri e fortë në det, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det krijohet dallgëzim 5 ballë.

Kosova

E mërkura gjatë paradites paraqitet gjatë paradites me kthjellime dhe vranësira kalimtare. POR mesdita dhe pasditjas jellin zhvillim të vranësirave lokale duke gjeneruar reshje të izoluara dëbore.

Maqedonia e Veriut

Kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë në MV gjatë paradites, NDERSA mesdita dhe pasditja sjellin zhvillim të vranësira dhe reshje të izoluara dëborë dhe shiu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!