Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dita nis me kthjellime, mësoni si do të ndryshojë moti në vijim

schedule07:29 - 5 Mars, 2021

schedule 07:29 - 5 Mars, 2021

Sipas MeteoAlb: Mbetemi nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta deri në mesditë, ku më të dukshme paraqiten në Veri- Veriperëndim të vendit. Pjesa e dytë e ditës sjell zhvillim të vranësirave duke gjeneruar reshje të pakta shiu në rajonin verior dhe jugperëndimor.

Gjatë natës reshjet do të përfshijnë gjithë vendin. Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 17°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtesi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar ne det dallgëzim mbi 4 ballë.

Kosova
Deri në orët e pasdites territori i Kosovës dominohet nga moti i vranët ku herë pas here do të ketë intervale kthjellimesh. Në mbrëmje pritet zhvillim i vranësirave duke sjelle reshje të pakta shiu në pjesën më të madhe të Kosovës.

Maqedonia e Veriut
Gjatë gjithë ditës MV dominohet nga vranësira dhe intervale me kthjellimet, kjo situate e motit do te vijojne deri në orët e vona të mbrëmjes kur vranësirat dendesohen duke rrezikuar reshje shiu, me te theksuara në zonat veriore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!