Dita nis me kthjellime dhe vranësira, mësoni si do të ndryshojë moti në vijim

schedule07:13 - 25 Nëntor, 2020

schedule 07:13 - 25 Nëntor, 2020

Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësirash dominojnë motin gjatë paradites. Por mesdita dhe orët vijuese largojnë vranësirat fillimisht nga zonat bregdetare dhe me pas gjithë territori do përfshihet nga kthjellimet.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 19°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar dallgëzim i ulët.

Kosova

Kthjellimet dhe vranësira të lehta dominojnë motin gjatë paradites në Kosovë. Por pasditja largon vranësirat duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.

Maqedonia e Veriut

Edhe nesër MV mbetet në ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të lehta gjatë paradites. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike./abcnews.al