Dita nis me diell, parashikimi i motit për sot

schedule07:38 - 22 Shkurt, 2021

schedule 07:38 - 22 Shkurt, 2021

Sipas MeteoAlb dita nis me mot të kthjellët në të gjithë vendin tonë. Por mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash në zonat malore dhe të ulëta duke lënë vetëm zonat e ultësirës perëndimore në ndikimin e motit të kthjellët.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga -3°C deri në 15°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Dita nis me kthjellime në të gjithë vendin. Por duke ju afruar mesditës vranësira të lehta shfaqen në zonat veriore dhe gradualisht gjatë mbrëmjes përfshijnë gjithë territorin e Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Vijon ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të diktojnë mot të kthjellët në MV gjatë paradites. Parashikohet që edhe pasditja të mbetet në të njëjtat kushte atmosferike.

Rajoni dhe Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të përfshihet nga mot i kthjellët, ku më të dukshme kthjellimet do jenë në Europën jugore.

Ndërsa vranësira dhe shira do kenë Europa Jugperëndimore dhe Britania e Madhe.  Po ashtu me reshje dëbore mbetet gadishulli Skandinav.

/abcnews.al/