Dita nis e kthjellët, si parashikohet moti për këtë të diel

schedule07:25 - 27 Qershor, 2021

schedule 07:25 - 27 Qershor, 2021

Moti i kthjellët do të dominojë në Republikën e Shqipërisë deri pak pas mesditës kur në një pjesë të mirë të vendit shfaqen vranësirat e lehta e kalimtare. Sipas Meteoalb, këto kushte atmosferike mbeten edhe gjatë mbrëmjes, ndërsa me kthjellime do të paraqitet zona përgjatë vijës bregdetare.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me të paktën 2 gradë në mëngjes dhe mesditë duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 15°C deri në 36°C.

Era do fryjë mesatare duke arritur shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Vijon mot me kthjellime deri në mesditë, kur në zonat veriore-verilindore shfaqen vranësira kalimtare dhe gradualisht përfshijnë gjithë Kosovën. Por sërish orët e vona të pasdites ri-kthejnë kthjellimet.

Maqedonia e Veriut

Deri pasdite moti në territorin e Maqedonisë së Veriut paraqitet me kthjellime. Por pasditja sjell vranësira të lehta e kalimtare nëpër territor. Edhe nata mbetet me mot të kthjellët. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!