Kodi i ri për të drejtat e fëmijëve dhe drejtësi miqësore për të miturit janë disa ga premtimet që u bënë nga ministria e drejtësisë, ministria e brendshme dhe ministria e shëndetësisë e mbrojtjes sociale në tryezën e organizuar në ditën ndërkombëtare të të drejtave të fëmijëve.
Mblidhen çdo vit me fjalime të përgatitura se si ti vijnë në ndihmë fëmijëve të rrugës. Këtë fakt e thotë edhe vetë ministrja e drejtësisë.
Më të përmirësuar e paraqesin tablonë çdo vit. Kështu bënë dhe edhe në këtë 20 tëtor që shënon ditën ndërkombëtare të të drejtave të fëmijëve. Tashmë një kod i ri është hartuar për të miturit që do të hyjë në fuqi në një janar të vitit të ardhshëm. Kjo do të thotë shumë trajnime për përfaqësuesit e institucioneve të shtetit.
Të njëjtën gjë premton edhe Ministri i Brendshëm
Një tjetër premtim vjen nga ministrja e shëndetësisë për fëmijët që janë viktima të dhunës, abuzimit apo shfrytëzimit.
Edhe të miturit mbi 14 vjec në konflikt me ligjin, sipas ministres së shëndetësisë sot trajtohen si fëmijë që kanë nevojë për mbrojtje dhe rehabilitim e jo për ndëshkim.
Të ulur në një tryezë të organizuar në bashkëpunim me unicef thonë shifra optimiste për dy vitet e fundit.
Gjatë dy viteve të fundit janë identifikuar 800 fëmijë në situatë rruge nga 30 grupe të lëvizshmë që janë ngritur në Tiranë dhe 7 bashki.
580 fëmijë në situatë rrugë kanë marrë shërbime sociale për ta dhe familjet e tyre.
Këtë vit shkollor janë regjistruar 208 fëmijë në situatë rruge dhe vështirësi ekonomike.
Megjithatë në një pikë janë dakord të gjithë. Që ka ende sumë për të bërë për fëmijët në situatë rruge./abcnews.al
https://youtu.be/dBP-pvJfuPc