Infermieria ishte zgjedhja e parë e Arielës pas mbarimit të gjimnazit, por jo si një mundësi për tu larguar nga vendi.
“E kam pasur pasion gjithmonë kur shikoja njerëzit e mi që ishin sëmurë gjithmonë unë kujdesesha për ta isha afër e pse jo mos të bëhesha infermiere në të ardhmen.”
Mendoj në Shqipëri se është një ardhme më e mirë për vendin, për njerëzit.
Ndërsa Ilda fizioterapiste prej nëntë vitesh, pas mbarimit të studimeve më të lehtë pa hapjen e një klinike në atdhe se emigrimin.
“Kam çdo gjë këtu, për mua më shumë vlejnë njerëzit se pjesa e lekut.”
E ke menduar ndonjëherë të ikësh? Jo, asnjëherë, për asnjë arsye.
Por jo të gjithë zgjedhin të punojnë në Shqipëri pas shkollimit. Disa largohen, por dhe ka dhe prej atyre që pasi fitojnë përvojë kthehen sërish. Kështu thonë përfaqësues të agjencive që mundësojnë punësimin e infermierëve në vende të Bashkimit Europian.
“Kanë krijuar komoditetin e vet, kanë marrë formimin dhe janë të aftë se e rëndësishme është eksperienca që kanë marrë dhe përpiqen ta sjellin në vendin tonë pas 3 – 4 vitesh mund të kenë krijuar klinika private mund të punojë në institucione të ndryshme e janë rritur në karrierë kanë marrë përgjegjësi më të mëdha”.
Në spitalet dhe qendrat shëndetësore të vendit përmes portalit infermierë për Shqipërinë minstrja e Shëndetësisë thotë se janë punësuar rreth 5500 teknikë të shkencave mjekësore. Albana Koçiu paralajmëroi gjithashtu lehtësim të proceduarave të punësimit dhe transferimit. Ndërkohë në kuadër të ditës botërore të infermierit dha dhe një lajm të mirë për ta dhe për mjekët e familjes.
“Rritje pagash në korrik të këtij viti për rreth 20 mijë infermierë me 15 mijë lekë të reja dhe 20 mijë lekë të reja për mjekët e familjes.”
Bluzave të bardha që dëshirojnë të bëhen pjesë e sistemit ministrja e Shëndetësisë bëri thirrje të aplikojnë për tu punësuar në një prej 34 qendrave shëndetësore verore që do të hapen nga 1 qershori. Ndërkohë dhjetë qendra të mjekësisë familjare do të hapen deri në vitin 2025. /abcnews.al

