Përgjysmohet Dinamo, infermieria “full” me lojtarë

schedule10:43 - 9 Nëntor, 2021

schedule 10:43 - 9 Nëntor, 2021

Dinamo humbi derbin në Kampionat kundër Tiranës me rezultatin 4-0. Sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, tek “blutë”, tanimë ka një problem madhor.

Plot 6 lojtarë kyç janë të dëmtuar duke i krijuar pak “dhimbje kokë” trajnerit Bledi Shkëmbi.

Maliqi, Haxhiu, Haziraj priten ti bashkohen skuadrës pas ndeshjeve të kombëtareve, për të qenë gati për ndeshjet e radhës.

Braziliani Diogo ka humbur të gjitha ndeshjet e këtij viti, i cili pritet të kthehet në muajin shkurt të vitit 2022.

Malazezi Sovranac, vijon të vuajë dëmtimin që ka marrë dhe nuk është akoma gati për trajnerin Shkëmbi, ndër sa Gjata ka filluar të stërvitet veçmas.

Ndërprerja e kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve për Dinamon ka ardhur në një moment të duhur duke pasur parasysh edhe problemet që kanë me lojtarët e dëmtuar, ku drejtuesit shpresojnë se kur të rinisin ndeshjet lojtarët të jenë gati për të luajtur. /f.a/abcnews.al