Dita Ndërkombëtare e Gruas, lule për mjeket dhe infermieret tek Infektivi në Elbasan

schedule13:14 - 8 Mars, 2021

schedule 13:14 - 8 Mars, 2021

Kjo e hënë përkon dhe me Ditën Ndërkombëtare të Gruas dhe me sakrificën e saj të përditshme për familjen.

Këtë vit sakrifica më e madhe ka qenë për të gjithë femrat që janë pjesë e bluzave të bardha të cilat janë përballur me virusin e rrezikshëm të Covid.

Në kuadër të sakrificës së tyre drejtoresha e Spitalit Infektiv në Elbasan ka dhuruar nga një trëndafil të kuq për të gjitha punonjëset në shenjë falenderimi për punën e tyre.

Ndërkohë në spitalin e Elbasanit vijojnë të jenë të shtruar për tu kuruar nga Covid 26 pacientë. e.su./abcnews.al