Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Kushi: Thesar i përbashkët, ta promovojmë brez pas brezi

schedule08:42 - 21 Shkurt, 2021

schedule 08:42 - 21 Shkurt, 2021

21 shkurti është caktuar nga UNESCO si Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare dhe kremtohet në të gjitha vendet e botës.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka uruar nëpërmjet rrjetit social “Facebook” këtë ditë shënuar, duke e shoqëruar me një mesazh ndërgjegjësues:

“Gjuha shqipe është thesari ynë i përbashkët. Prandaj ta duam, ta mbrojmë dhe ta promovojmë atë së bashku brez pas brezi”, shprehet ajo.

/abcnews.al/