Dita kombëtare e Drejtësisë/ Gjonaj: Motivim për reformën në drejtësi

schedule13:55 - 10 Maj, 2018

schedule 13:55 - 10 Maj, 2018

Në ditën kombëtare të Drejtësia, ministrja Gjonaj përmes një postimi në facebook ka kujtuar dekretimin e aktiti të parë juridik për organizimin dhe funksionimin e sistemit juridik në shtetin e pavarur shqiptar, i njohur si  “Kanunin i Zhurisë”.

Duke vlerësuar këto 105 vite përpjekje dhe sakrifica të shqiptarëve për drejtësi dhe shtet të së drejtës, Gjonaj tha se kjo na motivon për të ecur më ritme sa më të shpejta në reformën në drejtësi.

Postimi i plotë i Gjonajt në facebook

Më 10 maj 1913, qeveria e Ismail Qemalit dekretoi “Kanunin e Zhurisë”, si aktin e parë të juridik për organizimin dhe funksionimin e sistemit juridik në shtetin e pavarur shqiptar.

105 vitet e kaluara prej atij akti kanë qenë vite përpjekjesh dhe sakrificash të shumta të shqiptarëve për drejtësi dhe shtet të së drejtës. Shumë martirë të kësaj lufte janë vendosur në panteonin e historisë, por ëndrra e shqiptarëve vazhdon të mbetet e tillë edhe pas 27 viteve të kaluara në demokraci.

Është kjo një nga arsyet madhore, që na motivon për të ecur më ritme sa më të shpejta në reformën në drejtësi.

Për t’i dhënë një kuptim të vërtetë Ditës Kombëtare të Drejtësisë, por mbi të gjitha për t’u dhënë shqiptarëve drejtësinë e pastër, profesionale dhe të pavarur politikisht.

Atë drejtësi për të cilën shqiptarët kanë luftuar gjatë gjithë historisë së tyre kombëtare dhe të cilën e meritojnë si një komb i vlerave europiane! /abcnews.al