Gigio Donnarumma do të vazhdojë karrierën te PSG. Portieri i titullar i kombëtares italiane, u largua me parametra zero nga Milani dhe do të transferohet në Ligue 1.
Agjenti i 22-vjeçarit, Mino Raiola ka gjetur akordin me nënkampionët e Francës. “Gardianin” e talentuar e pret një ofertë 5-vjeçare me 12 milion euro në sezon.
Gianluigi Donnarumma to Paris Saint-Germain, here we go soon! Verbal agreement confirmed, lawyers at work in the last hours to prepare the contracts. He’s set to sign until June 2026. ??? #PSG
PSG are already working to plan for medicals in Italy NT camp in the next days. https://t.co/YsStZFmkvv
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 11, 2021
Sot do të kryhen kontrollet mjekësore. Stafi mjekësor i PSG-së do të zbarkojë në Koverciano, aty ku është grumbulluar me Italinë për Euro 2020.
Pas testeve do të vijë firma në kontratën e re. Tani e pret rivaliteti me Keylor Navas, i cili ka refuzuar opsionin e huazimit dhe pritet të qëndrojë tek ekipi i Pochettinos. /abcnews.al