Dita e Verës në Elbasan/ Festime, koncerte dhe panaire në rrugët e qytetit

schedule16:01 - 14 Mars, 2024

schedule 16:01 - 14 Mars, 2024

Dita e verës erdhi e ngrohtë dhe me diell në Elbasan. Qyteti, ku festa ka rrenjët, priti vizitorë që në orët e para të mëngjesit.

Të parët që iu gëzuan ishin fëmijët.

Sipas traditës, edhe kete 14 mars Elbasani ishte kryeqendra e festes per Diten e Veres. Qytetare te shumte jo vetem nga Elbasani, por edhe te ardhur nga qytete te tjera mbushen bulevardin per te shijuar aktivitetet e shumta.

Mysafirët ishin nga Shqipëria e përtej kufijve.

Festë pati në çdo rrugë të qytetit.

Parada e nxënësve që përshkuan bulevardin kryesor të qytetit solli ngjyrat e pranverës.

Vendasit, të cilët ja kanë dalë të ruajnë traditën, ekspozuan produkte të ndryshme realizuar në mënyrë artizanale.

Gatimeve tradiconale, ku ballokumja ishte “mbretëreshë” iu kushtua një kënd i veçantë.

Koncertet, panairet dhe ekspozitat pushtuan qytetin, por cilat ishin ristitë e këtij 14 Marsi.

“Kemi pasur shumë risi. Poçaria ishte një ndër to, ishte për fëmijët. Ajo që bëri përshtypje shumë personave ishin recetat e Elbasanit, të gatimit. Ekspozita e kuzhinës sonë tradicionale, ku kuzhiere të vjetër të Elbasanit kanë ekspozuar gatimet tradicionale. Edhe ballokumet i kishim live, sot ishte live për të gjithë ato që ishin kuriozë. Recetën e ballokumit të Elbasanit e kishim live në qendër të qytetit, për ata që ishin të interesuar. Është viti i dytë që ne bëjmë ekspozitën e sporteve, ku eksopzohen të gjitha arritjet e vitit”.

Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja thotë se edhe në ditët në vijim qyteti do të jetë plot njerëz.

“Sivjet e kemi bërë 10 ditë, e kemi nisur që me datë 4 mars. Kemi pasur një sërë aktivitetesh sportive. Kanë kulmuar në datat 11,12,23 mars. Ka rezultuar pozitive në fakt, ka pasur lëvishmëri të madhe gjatë këtyre ditëve. Presim sot që të vijnë në Elbasan, por edhe gjatë fundjavës. Kemi një festë kombëtare sot. Ne na bëhet qejfi, sepse Dita e Verës është një festë e Elbasanit”.

Festa pagane, për cdo vit e kthen Elbasanin në kryqytet të ditës së verës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!