Dita e Trashëgimisë, specialistët: Muzeu Historik duhet rikonceptuar

schedule16:28 - 29 Shtator, 2022

schedule 16:28 - 29 Shtator, 2022

Nga Leontina Nika

Muzetë janë rrëfyesit e historisë dhe kulturës së një vendi. Por shumica e tyre vazhdojnë të kenë të njëjtën fytyrë  si në komunizëm, kohë kur ato  çelën dyert.

Ky është pavijoni i lashtësisë, pavarësisht bojatisjes së murit, 5 vite më parë, ekspozetë dhe mënyra e prezantimit të artefakteve është e njëjtë. Në ditën kombëtare të trashëgimisë, arkeologu  Adem Bonguri bën thirrje  për pasurimin e ekspozeve me objekte të zbuluara 40 vitet e fundit.

Megjithëse projektet për rikonceptimin e linjës muzeale nuk kanë munguar dhe buxhete për to janë hedhur jo pak  herë, asnjëri nuk u jetësua këto 4 dekada. Por   Specialistët  nga ana e tyre i kanë të qarta konceptet, por fondet mungojnë.

 “Sigurisht , muzeu ka  nevojë për rifreskim dhe rikonceptim, sepse kërkimet arkeologjike të zhvilluara në Shqipëri kanë sjellë normalisht rezultate të reja dhe një pjesë e mirë e këtyre eksponatëve është mirë të  pasurohen.”

Arkeologu  Adem Bonguri vlerëson në këtë ditë  kontributin e arkeologut dhe profesorit Selim Islami ku së bashku me prof. Hasan Cekën, prof. Skënder Anamalin, prof. Frano Prendin, shënuan fillimin e gërmimeve sistematike në tumat e Matit

“Vitet 1952-56 për prof. Selim Islamiti dhe kolegët e tij prof. Hasan Ceka, prof. Skënder Anamali, prof. Frano Prendi, shënuan fillimin e gërmimeve sistematike në tumat e Matit, punë që u kushtëzua nga projekti për ndërtimin e hidrocentralit mbi lumin Mat, e rrjedhimisht bëri të domosdoshme eksplorimin arkeologjik të zonës që do të përmbytej nga kupola e liqenit artificial.”

Një kontribut i veçantë është për Ilirinë.

“Gërmimi i dhjetëra tumave ilire në luginën e mesme të lumit të Matit, ishin përpjekjet e para për të kryer një gërmim arkeologjik. Njëkohësisht ato nxorën në dritë një lëndë arkeologjike shumë të pasur, që i takonte epokës se bronzit e të hekurit, duke hedhur bazat për gjurmimin e mëtejshëm të kulturës ilire.”

Disa prej artefakteve zbuluar prej tij, prezantohen në pavijonin e lashtësisë. /abcnews.al