Ka kaluar më tepër se një javë që kur naftëtarët e Ballshit janë futur në grevë urie.
Situata e tyre shëndetësore sa vjen dhe përkeqësohet.
Kujtojmë që pak ditë më parë një prej tyre u shtrua në spital për shkak të gjendjes së tij.
Ndërsa gjatë ditës së sotme, në ditën e tetë të grevës, të gjithë naftëtarët e Ballshit janë rënduar nga ana shëndetësore.
Në ambientet e grevës kanë shkuar mjekët të cilët kanë nisur analizat dhe vizitat.
Naftëtarët e Ballshit kanë deklaruar se nuk do të ndërpresin grevën deri sa kërkesat e tyre të plotësohen.
Ata kërkojnë pagat e prapambetura për të cilat u është premtuar por asnjëherë nuk i kanë marrë.
N.D./abcnews.al