Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dita e Sulltan Novruzit, si festohet në Berat

schedule13:43 - 22 Mars, 2021

schedule 13:43 - 22 Mars, 2021

Festa e Sulltan Novruzit shënon fillimin e vitit të ri, sipas sektit bektashian dhe përkon me ditëlindjen e Imam Alit në Qabe.

Në qytetin e Beratit është zhvilluar një ceremoni pritje për këtë festë . Sheh Ali Xhemil Hoxha i cili është Rifai tregon se çfarë është festa e Sulltan Novruzit . Kjo festë bashkon të gjithë myslimanët në të gjithë Shqipërinë. Familjet festojnë në darkë shpërndajnë sevape nga racionet e tyre si mish byrek etj.

Kjo ditë cilësohet në mbarë botën Aleviane si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe. Në këtë ditë çdo gjë mund të ringjallet, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë. Dita E Sulltan Novruzit celebron ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe,në të cilën sipas të dhënave cdo gjë ringjallërohet ,lind shpresa e ringjallja për njerëzimin.Ajo është një ditë, ku të gjithë shpresojnë për të ardhme më të mirë./abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!