Moti këtë të dielë do të jetë me kthjellime dhe vranësira në bregdet, ndërsa në zonat malore dhe zonat e ulëta vranësirat do të pasohen nga rrebeshe shiu dhe stuhi.
Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale deri në 10 m/sek në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 12/23°C
Zonat e ulëta 15/27°C
Zonat bregdetare 18/27°C./abcnews.al