Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Rama: Gruaja e paqes në botë!

schedule08:14 - 5 Shtator, 2024

schedule 08:14 - 5 Shtator, 2024

Sot më 5 shtator shënohen 27 vite nga vdekja e humanistes shqiptare, fituese e Çmimit Nobel për Paqe, Shën Nënë Tereza.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook, duke përkujtuar këtë ditë, me një thënie të Nënë Terezës.

“Gjej një minutë për të menduar, gjej një minutë për t’u lutur, gjej një minutë për të qeshur”, është thënia që ka shpërndarë kryeministri Rama, ndërsa bashkangjitur fotos shkruan : “dhe në këtë Ditë të Shenjtërimit të gruas së paqes në botë, shqiptares Nënë Tereza, ju uroj një ditë të bukur”.