Dita e Shën Mërisë, besimtarët vërshojnë në Manastirin e  Zvërnecit

schedule15:47 - 15 Gusht, 2019

schedule 15:47 - 15 Gusht, 2019

Për ditën e Shën Mërisë, manastiri në Zvërnec është mbushur me besimtarë dhe vizitorë të rastësishëm. Ata kanë kremtuar këtë ditë, e cila festohet çdo 15 Gusht.

Me qirinj në duar iu drejtuan portës së Manastirit të Shën Mërisë në ishullin e Zvërnecit. Është dita e lindjes së Shën Mërisë dhe ortodoksët e kremtojnë çdo 15 Gusht.

Besimtarëve iu bashkuan edhe turistë e pushues të shumtë. Sipas traditës, natën qëndrohet zgjuar rreth manastirit kurse ditën festohet.

Për ata që kujtojnë Shën Mërinë do të thotë më shumë lehtësim dhe besim për të ardhmen. Në kremtime shkoi edhe kryetari i bashkisë së Vlorës Dritan Leli.  Bashkë me priftin e kishës  At Jani Tereziu bënë dhe urimin e ditës.

Me ndërtimin e urës së Zvërnecit është rritur numri i vizitorëve për ditën e 15 Gushtit. Simbolikë është edhe marrja me vete e degës së dafinës që gjendet në afersi të manastirit. Ajo futet në shtëpi duke besuar se sjell fat./ABC News Albania 24/7