Dita e Pavarësisë në SHBA, Trump në malin Rushmore kundër fashizmit të së majtës

schedule15:43 - 4 Korrik, 2020

schedule 15:43 - 4 Korrik, 2020

Në një fjalim në Malin Rashmor për festën kombëtare të 4 korrikut, Donald Trump ka sulmuar fashizmin e së majtës së mediave dhe shkollave. Presidenti I Shteteve të Bashkuara të Amerikës kritikoi sërish ata që javët e fundit po promovojnë fushatën për rrëzimin e statujave dhe monumenteve raciste apo imperialiste, në kuadër të protestave të nisura në fund të muajit maj pas vrasjes së afro-amerikanit George Floyd.

Presidenti amerikan premtoi se monumenti i madh me portretet e gdhendura në shkëmb të presidentëve George Uashington, Thomas Jefferson, Teodor Ruzvelt dhe Abraham Lincoln nuk do të dëmtohet dhe fitoret e tyre nuk do të harrohen asnjëherë.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi se kombi amerikan po merr pjesë në një fushatë të mamëshirshme për fshirjen e historisë, poshtërimin e heronjve, fshirjen e vlerave dhe indoktrinimit të fëmijëve. Trump shtoi se ata që përpiqen të fshijnë trashëgiminë e shteteve të bashkuara të amerikës kanë si objektiv që amerikanët të harrojnë krenarinë dhe dinjitetin e madh.

Trump vijoi fjalën e tij me një ton elektoral aq sa nga turma e mbështetësve të tij nisën të thërrisnin: dhe katër vite të tjerë. Ai premtoi ndërtimin e murit me Meksikën, mos shpërbërjen e policisë; kundërshtoi abortin duke cilësuar vdo fëmijë – të lindur apo jo – si një imazh të Zotit dhe në fund premtoi se së shpejti flamuri amerikan do të vendoset në mars.

Trump gjithashtu konfirmoi krijimin e “Kopshtit Kombëtar të Heronjve Amerikanë”, një park i madh ku do të vendosen heronjtë e mëdhenj amerikanë. Dhe guvernatorja e shtetit, Kristi Noem u shpreh kundër luftës së statujave  duke e cilësuar si një akt të vullnetshëm për të shkatërruar principet themelore  të shteteve të bashkuara të amerikës.

Fjalimi iTrump u mbyll me një festival fishekzjarresh në Malin Rashmor./abcnews.al