Dita e Pavarësisë, këtë vit më pak kosovarë në Vlorën e Flamurit

schedule16:19 - 28 Nëntor, 2018

schedule 16:19 - 28 Nëntor, 2018

Për shumë vite me radhë ka qenë i lartë numri i kosovarëve që kanë udhëtuar drejt Vlorës për të festuar Ditën e Pavarësisë. Këtë herë në doganën e Morinës u regjistruan më pak shtetas kosovarë drejt Shqipërisë, por më shumë shtetas të Shqipërisë drejt Kosovës.

Në Morinë ndryshe nga vitet e tjera këtë 28 Nëntor pati më pak lëvizje drejt Shqipërisë. Ishte i vogël numri i atyre qytetarëve të Kosovës që preferuan të udhëtojnë drejt Vlorës për të festuar Ditën e Pavarësisë.

“Po shkoj në Vlorë për ditën e flamurit, urime gjithë shqiptarëve për ditën e flamurit”.

Më të shumtë ishin qytetarët nga Shqipëria që udhëtuan  drejt Prizrenit e Prishtinës. Një pjesë e tyre të organizuar për festë.

“Ne jemi nis për në Prizren e Prishtinë me rastin e festave”.

Por shqetësimi i qytetarëve mbeten radhët në kufi. Reagimi vjen i shoqëruar edhe me boritë e automjeteve.

“Këtu ka vonesa për çdo ditë, jo vetëm për sot”.

Gjithsesi, në pikën e kalimit kufitar kujdesi për dekorin,  vendosjen e flamujve kombëtare në çdo cep të doganës nuk ka munguar. /abcnews.al

Gazetar i ABC News, Kukës:  Bujar Muçmata

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!