Dita e Pavarësisë/ Vlorë, kremtohet festa kombëtare, 111 vjetori i ngritjes së flamurit. Ceremoniali bashkon Ramën me Albin Kurtin

schedule15:00 - 28 Nëntor, 2023

schedule 15:00 - 28 Nëntor, 2023

Protokolli i kishte vendosur larg, por Edi Rama vendosi ta thyejë distancën.

Me Albin Kurtin për krah, Edi Rama ndoqi Presidentin e Republikës dhe Kryetaren e Kuvendit në ceremonialin shtetëror të ngritjes së flamurit.

Zyrtarët e lartë nderuan aktin e Pavarësisë dhe veprën më të madhe të krenarisë kombëtare, 111 vjet pasi Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë.

Më pas, krerët e shteteve shkëmbyen urime me qytetarë të shumtë, të ardhur nga të gjitha trojet shqipfolëse, në kryeqytetin e pavarësisë.

Albin Kurti nuk pranoi të komentojë shkrirjen e akujve mes tij dhe Edi Ramës.

I ndarë nga të tjerët, kur festa shtetërore kishte mbaruar, pranë varrit të Ismail Qemalit, u shfaq për të vendosur kurorë me lule, edhe kreu i Foltores, Sali Berisha.

Lulzim Basha nuk ishte në Shqipëri. Ai u shfaq nga kulla e Isa Boletinit, në Kosovë, duke zgjedhur të nderojë figurën e dytë më të rëndësisishme të aktit të pavarësisë.

Bashkë më Shqipërinë sot feston edhe Kosova, e cila nuk nderon vetëm Ismail Qemalin e Isa Boletinin, por edhe heroin legjendar, Adem Jasharin.

28 nëntori është ditëlindja e tij, dhe Edi Rama e përshëndeti emrin më të lartë të lirisë së Kosvës, duke postuar këtë fotot të Adem Jasharit, mu në zemër të Tiranës.