Dita e nëntë e pushtimit rus, jeta në Kiev vazhdon mes sulmeve dhe bombardimeve

schedule12:54 - 4 Mars, 2022

schedule 12:54 - 4 Mars, 2022

Lufta në Ukrainë ka hyrë në javën e dytë, me disa qytete kyçe që janë goditur nga raketat ruse ndërsa një autokolone automjetesh ushtarake po lëviz ngadalë drejt kryeqytetit, shkruan skynews

Mbi një milion ukrainas janë larguar në vendet fqinje, por për personat që nuk kanë larguar jeta vazhdon me sulmeve dhe bombardimeve të shumta. Parlamenti ukrainas thotë se 390 foshnja kanë lindur në Kiev gjatë 8 ditëve të fundit- 199 djem dhe 191 vajza.

Shumica e banorëve janë strehuar në stacionet e metrosë apo në bodrumet e spitaleve për ti shpëtuar agresionit rus.

Lexo edhe: Dita e parë e Kherson nën kontrollin rus, banorët: Jemi optimistë, ushtria ukrainase do të triumfojë

Kherson, në Ukrainën jugore, është qyteti i parë më i madh që është pushtuar nga Rusia pas më shumë se një jave luftimesh intensive. Sipas Taras, një banori të qytetit, në ditën e parë të kontrollit rus nuk ka më ushtarë në rrugë por vetëm automjete ushtarake.

Ajo që vura re sot është se pavarësisht situatës njerëzit  janë të mbushur me optimizëm dhe energji. Ata besojnë se luftës do të përfundojë shumë shpejt pas disa ditësh ose javësh. “Gratë janë aq krenare për ushtrinë tonë ukrainase. Ato besojnë se në fund do të triumfojmë dhe gjithçka do ti rikthehet normalitet.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!