Dita e lirisë së shtypit, Basha dhe Rama replika në distancë  

schedule19:15 - 3 Maj, 2019

schedule 19:15 - 3 Maj, 2019

Dita ndërkombëtare e lirisë së shtypit ka marrë vëmendjen e Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ata kane replikuar në rrjetet sociale për gjendjen ku ndodhet media sot.

Liria e shtypit ka përplasur në qëndrime në distancë Kryeministrin Edi Rama me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Në ditën ndërkombëtare shefi i selisë blu reagoi përmes një postimi në “Facebook”.

 “Gazetarët shqiptarë janë më pak të lirë, më të pasigurtë, më të censuruar, me fare pak të drejta sociale dhe ekonomike, ndërsa shumë prej pronarëve të televizioneve, gazetave, portaleve janë më të pasur me tendera, licensa dhe favore të tjera qeveritare” shkruan kryetari i Partisë Demokratike.

Vullneti i qeverisë sipas kryetarit të Partisë Demokratike është vendimtar për të përcaktuar lirinë e gazetarëve, sigurinë e tyre, të drejtat sociale dhe ekonomike.

Gjendja e përkeqësuar e lirisë së medias gjatë qeverisjes së Edi Ramës shkruan shefi i selisë blu në “Facebook” reflekton gjendjen e vërtetë të demokracisë në Shqipëri, “Zgjedhje të blera, drejtësi politike, gazetarë të censuruar.” thotë Basha.

Menjëherë pas këtij komenti të kryetarit të Partisë Demokratike Kryeministri Edi Rama komentoi ne Twitter.

“Ç’komedi e zymtë me djegësit, rrahësit e shantazhuesit e deri djeshëm të gazetave, gazetarëve e mediave që flasin në emër të lirisë së tyre!”

Shefi i qeverisë i kujton kryetarit të Partisë Demokratike votën e qytetarëve ndërsa përsërit se në zgjedhje parlamentare vendi do të shkojë në 2021.

“Po shyqyr ka gjykatës për të gjithë dhe për të gjithë sa bëhen e thuhen,vjen dita e gjykimit me votë. Pa merak vonon po s’harron 2021-shi”, mbyll Kryeministri Rama postimin në Twitter./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!