Dita e katër e vaksinimit masiv të të moshuarve, Manastirliu: Në prill vijnë 20 mijë doza nga Pfizer

schedule09:06 - 31 Mars, 2021

schedule 09:06 - 31 Mars, 2021

Ministrja  Ogerta Manastirliu ka nisur ditën me inspektimin në qendrën e vaksinimit masiv në Sheshin “Skëndërbej”. Manastirliu ka deklaruar se gjatë muajit prill do të vijnë dhe 20 mijë dozat e vaksinave Covid nga Pfizer ku javën e parë do të nisë me 7 mijë për të vijuar më pas dhe me dozat e tjera.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se procesi po ecën me ritme të shpejta dhe vetëm në tre ditë në vendin tonë është bërë i mundur vaksinimi i 50 mijë personave.

 “Jemi në pritje të furnizimit me vaksina, presim nga Pfizer, që gjatë prillit të kmei rreth 20 mijë doza dhe brenda javës së parë do të vijnë 7 mijë dozat e para dhe në vijim dhe dozat e tjera, Gjithashtu në bazë të kontratës presim dhe dozat e vaksinës kineze nga kompania turke. Të gjithë ekipet e vaksinorëve po bëjnë një punë të shkëlqyer, vetëm në tre ditë kemi arritur në 50 mijë vaksinimi dhe ne tregojmë se kemi kapacitete që të rrisim sa më shumë numrin e të vaksinuarve në vendin tonë”, ka thënë Manastirliu.

Ministrja u shpreh se procesi i vaksinimit do të vijojë në qendrat e përqendruara, por edhe qendrat shëndetësore kudo në vend do të vijojnë këtë proces kaq të rëndësishëm dhe jetik për mbrojtjen e jetës së qytetarëve.e.su./abcnews.al