Dita e fundit e 2022 dhe e para e 2023, a do të zbardhet vendi? Surprizat e motit për fundjavën

schedule16:31 - 30 Dhjetor, 2022

schedule 16:31 - 30 Dhjetor, 2022

Prej orëve të para pas mesnatës dhe deri në mesditën e ditës së shtunë do të mbizotërojnë vranësirat mesatare dhe të dendura në veri e veriperëndim. Më tej në vend do të hyjnë në qarkullim masat e qendrueshme të cilat do të sjellin mot me diell kryesisht ditën e diel.

Të pranishme do të jenë mjegulla e mjegullina në lugina.

Era do të fryjë juglindje e verilindje e lehtë e mesatare në bregdet.

Valëzimi i forcës 1 deri 3 ballë.

Temperaturat do të pësojnë luhatjet si në figurë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!