Dita e Europës/ Procesi i Integrimit, momenti i Shqipërisë, Gjonaj: Presim një vendimmarrje të një aspekti teknik

schedule18:27 - 9 Maj, 2024

schedule 18:27 - 9 Maj, 2024

Deputetja e Partisë Socialiste në një intervistë në “Special Report” në ABC News, deklaroi se rruga drejt Bashkimit Europian është shumë e rëndësishme dhe se qeveria është duke punuar fort për këtë çështje, pasi është një nga prioritetet e PS.

Gjithashtu nënvizoi se në fazën në të cilën ndodhet Shqipëria, ku janë hapur negociatat me BE, pritet një vendimmarrje e një aspekti teknik.

“Është një ndër prioritetet e PS dhe kjo nuk do të thotë që vetëm të artikulohet si fjalë. Por vihet re në të gjitha reformat që PS ka ndërmarrë. Dita e Europës është një ditë që jo vetëm shohim se çfarë kemi arritur deri tani, por edhe në këtë fazë që jemi ku Shqipëria ka hapur negociatat me BE, presim një vendimmarrje të një aspekti teknik. Shpresoj që afatet që ne kemi dëgjuar siç është viti 2030 ne të jemi anëtarë me të drejta të plota në Bashkimin Europian”, u shpreh ajo.

Gjonaj foli edhe për rezolutën anti-korrupsion, ku u shpreh se nuk është për SPAK, ndërsa tha se bëhet fjalë për të gjitha pushtetet e tjera.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për aktorët, politikë, por për shoqërinë civile, aktorë të tjerë që mbase nuk janë të përfaqësuar në Parlament. Janë të ftuar të marrin pjesë në këtë projekt shumë të madh. Partnerët ndërkombëtarë do të jetë pjesë e asaj që ne kemi prezantuar në këtë rezoluta, sepse pa ata nuk mund të veprojmë ndryshe”, shtoi Gjonaj.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!