Riaktivizohet sërish vatra e zjarrit në Delvinë. Aktualisht po digjen pyjet në zonën e Llakopinës dhe Sirakatit.
Era po favorizon flakët dhe në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të Delvinës të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit. Në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe banorë.
Në zonë ndodhen edhe puse nafte, por deri tani nuk ka rrezik pasi është nën monitorimin e vazhdueshme të shërbimit zjarrfikës./ABC News Albania 24/7