Dita e dytë e qeverisë në Berat/Ministrat në zona të ndryshme

schedule09:32 - 24 Shkurt, 2018

schedule 09:32 - 24 Shkurt, 2018

Axhenda e qeverisë në qarkun e Beratit është parashikuar të zgjasë dy ditë. Sot mëngjesi i punës për kabinetin nis me mbjellje pemësh në vënde të ndryshme për të vazhduar më pas në një takim me drejtuesit e administratës vendore e qendrore për të folur për shërbimet publike, reformën e ujit, skemat mbështetëse dhe prioritetet rajonale. Pas këtij takimi ministrat do të dalin për inspektime në zona të ndryshme të qarkut të Beratit, ku përfshihen guroret, serat dhe bashkëbisedimet me fermerët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!