Nga dokumenti “Besa” në duar të socialistëve, te “Pasqyra Albania” në dorë të qytetarëve. Ishte ky dokumenti i ri që gjetën ministrat, në ditën dytë të takimeve të kryeministrit Edi Rama me socialistët.
“Pasqyra Albania” që do të jetë një platformë e re dixhitale, projekti i së cilës është gati për mënyrën e të funksionuarit. Kjo dritare e re dixhitale, që u bë e ditur në këto takime të zgjeruara të Ramës, do të funksionojë me dy seksione;
E para, “Flamino Miror” ose “Pasqyra e Flamingove”, që vjen si rezultat i shqetësimeve të ngirutra gjatë protestave në bulevard.
“Flamingo Mirror”, është platforma ku qytetarët do të mund të ngrenë shqetësimet e tyrë dhe të raportojnë problematika të pazgjidhura nga administrata shtetërore.
Edhe më parë qeveria socialiste ka hapur të tilla dritare, por “Pasqyra Albania” ka një dallim që mundësohet nga opsioni i dytë, që quhet “Radar”. Kjo është dritre që u jap mundësinë qytetarëve që ngrenë shqetësimet e tyre në platformë, ta gjurmojnë atë. Në “Radar” qytetari do të ndjekë në kohë reale statusin e ankesës se tij. Gjurmimi nis brenda 48 orëve.
Idenë dhe detajet e para të kësaj plafrome i dha kryeministri Rama, mbrëmjen e së dielës.
Afati për t’i dhënë zgjidhje qytetarëve nga adminsitrata, është dy javë, ky është synimi, ndërkohë më parë ka funksionuar portali i “bashkëqeverisjes” me “Shqipëria që duam”./abcnews.al


