Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Dita e dytë e analizës në Pogradec/ Ministritë ‘në lupën’ e Ramës

schedule08:35 - 24 Gusht, 2026

schedule 08:35 - 24 Gusht, 2026

Ministrat e kabinetit qeveritar mblidhen këtë të hënë, më 24 gusht, në kuadër të një “retreat”-i të dedikuar analizës së punës së bërë gjatë pjesës së parë të mandatit të katërt.

Takimi pritet të shërbejë për një bilanc të punës së çdo dikasteri, me fokus te rezultatet e arritura, problematikat e evidentuara dhe detyrat që mbeten për t’u realizuar në periudhën në vijim.

Mbledhja e qeverisë zhvillohet një ditë pas takimit të kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve parlamentare në Pogradec. Takimi i së dielës zgjati rreth shtatë orë dhe u përqendrua në përgatitjet për fazën e ardhshme të punës së mazhorancës.



Gjatë diskutimeve, Rama prezantoi edhe disa prej mekanizmave të rinj që synojnë ndryshimin e mënyrës së trajtimit të kërkesave të qytetarëve, mes tyre “Pasqyra unike”.

Sipas kryeministrit, synimi është që çdo kërkesë apo problematikë e qytetarëve të mund të ndiqet në kohë reale, duke bërë të monitorueshme edhe përgjegjësitë e institucioneve dhe respektimin e afateve.
“Retreat”-i i ministrave pritet të përcaktojë tashmë prioritetet dhe objektivat kryesore të qeverisë për sezonin e ri politik.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!