Dita e dhjetë e grevës, mjekja-naftëtarëve: Dilni nga greva ose ejani në urgjencë

schedule09:42 - 7 Tetor, 2020

schedule 09:42 - 7 Tetor, 2020

Naftëtarët e Ballshit, vijojnë grevën e urisë në pritje për të marrë një zgjidhje për pagat si edhe për rifillimin e punës.

Mësohet se 3 prej grevistëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Burime për ABC News bëjnë me dije se mjekja e spitalit të Ballshit ka paralajmëruar që naftëtarët që janë në grevë urie, ose të dalin nga greva ose të shkojnë në spital.

Nga ana tjetër ata janë shprehur se nuk do të heqin dorë nga greva e urisë.

Ndërkohë të gjithë naftëtarët e tjerë janë shprehur të gatshëm për të zëvendësuar kolegët e tyre në çfarëdo lloj situate.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!