Dita e Dëshmorëve, Lleshaj: Dënime të ashpra për këdo që cënon policinë

schedule16:16 - 5 Maj, 2019

schedule 16:16 - 5 Maj, 2019

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në aktivitetin e realizuar në kuadër të “Ditës së Dëshmorëve” ka deklaruar ndryshime të Kodit Penal ku do t’i ashpërsojnë më tej dënimet ndaj atyre që tentojnë të cënojnë punonjësit e Policisë së Shtetit në krye të detyrës.

Me rastin e ditës së Dëshmorëve ‘5 Majit’, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj së bashku me Drejtorin e Përgjithhëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu ishin të pranishëm në aktivitetin e organizuar në Akademinë e Sigurisë në Sauk për të kujtuar dhe vlerësuar Dëshmorët e Policisë. Të pranishëm ishin edhe familjarët e policëve dëshmorëve. Ministri i Brendshëm Lleshaj në fjalën e tij shprehu mirënjohjen për Dëshmorët e Policisë të rënë në krye të detyrës dhe gjithashtu u zotua se qeveria shqiptare do të vijojë thellimin e masave për mbrojtjen ligjore të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Sandër Lleshaj: “Qeveria shqiptare do të vijojë thellimin e masave për mbrojtjen ligjore të punonjësve të Policisë së Shtetit. Ndryshimet e pritshme në Kodin Penal do t;i ashpërsojnë më tej  dënimet ndaj atyre që tentojnë të dëmtojnë punonjësit e Policisë së Shteti në krye të detyrës”.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i cilësoi si krenari për të gjithë shoqërinë të gjithë kolegët që dhanë jetën në mbrojte të qytetarëve.

Ardi Veliu:Organizata e Policisë është vetmja organizatë që e ka paguar më shtrenjtë përballjen me krimin, përpjekjen për të vendosur rendin dhe sigurinë, sakrificën për të mbrojtur jetën me jetë.

Dita e sotme nuk është një ditë rutinë për të bërë detyrën dhe pasi të ndahemi nga këtu, të harrojmë për çka u mblodhëm. Por është një ditë e veçantë krenarie, obligimi, detyrimi e reflektimi”.

Pas mbylljes së falimeve Drejtori i Përgjithshëm i Policisë kërkoi që të mbahet një minutë heshtje në nderim të gjitha atyre policëve që kanë dhënë jetën duke luftuar krimin për të mbrojtur qytetarët dhe kanë reailzuar me dinjitet e krenari detyrën e tyre./ABC News Albania 24/7