Dita e Çlirimit/ Historiani Kasmi: Kemi dokumentacion të rëndësishëm nga arkivat gjermane, ende na mungon deklarata e pavarësisë

schedule23:36 - 29 Nëntor, 2023

schedule 23:36 - 29 Nëntor, 2023

Historiani Mareglen Kasmi thotë se në vitet e fundit janë marrë dokumentacione të rëndësishme nga arkivat gjermane, në lidhje me çlirimin e Shqipërisë.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Kasmi u shpreh se dokumentacioni nuk fokusohet vetëm mbi periudhën e luftës, por që fillon që nga viti 1912, duke përfshirë edhe paavrësinë.

Ndër të tjera, Kasmi deklaroi se ende mungon deklarata e shpalljes së pavarësisë më 28 nëntor 2012.

“Sigurisht që dokumentacioni është shumë i rëndësishëm kur vjen puna për të hedhur dritë mbi ngjarje të rëndësishme, sikurse është lufta e çlirimit të Tiranës. Mund të themi që në këto vitet e fundit, se si historianë na kanë ardhur shumë në ndihmë dokumentacioni që vjen nga arkivat gjermane. Jo vetëm për faktin që Gjermania ka qenë e përfshirë, është ndër dy arkivat bazë, pra akriva shqiptare dhe gjermane, por edhe për faktin që ushtria gjermane ka ruajtur një dokumentacion shumë të qartë. Për Shqipërinë, sigurisht që jepen shumë detaje interesante për siuatën politike, jepen vlerësime për personazhe historikë, jepen të dhëna për konteksin e ngjarjeve. Nuk është dokumentacion i cili fokusohet vetëm mbi periudhën e luftës, por që fillon që nga viti 1912, duke përfshirë edhe paavrësinë.

Është një rrjedhim i situatës në kohë. Nëse kemi parasysh që vendet e tjera të Ballkanit e fituan pavarësinë më përpara dhe Shqipëria, për pozicioni e saj gjeostrategjik dhe rëndësinë që kishte për Perandorinë Osmane, do të ishte vendi i fundit që do të lëshohej nga kjo perandori. Ne flasim për një zgjim të vonuar të kombit shqiptar, i cili u diktua nga këto rrethana. Duhet të analizojmë saktë kontekstin e kohës.

Çështja e manipulimit të dokumentacionit është e diskutueshme dhe duhet parë me kujdes. Nëse i referohemi 45 viteve të komunizmit në Shqipëri, ka pasur tentativa të tilla, jo për t’i asgjesuar si dokumentacion, por personazhe të caktuara historikë. Manipulimi i dokumentacionit varet se çfarë nënkupton. Është më keq kur e zhduk fare nga arkivi. Ne sot që flasim, 111 vjet shtet, nuk kemi gjetur dokumentin themelor të krijimit të shtetit shqiptar, pra, na mungon deklarata e pavarësisë. Për herë të fundit, kjo deklaratë është bërë e njohur për publikun në kuadër të 25-vjetorit të pavarësisë, ku Lefë Nosi, dokumentin e pavarësisë e ktheu në kartolinë”, theksoi ai./abcnews.al