Asnjë vend nuk është imun ndaj terrorizmit, Peskov i përgjigjet deklaratave për dështimin e shërbimeve të sigurisë

schedule12:30 - 25 Mars, 2024

schedule 12:30 - 25 Mars, 2024

Kremlini u përgjigj sot se asnjë vend nuk është imun ndaj terrorizmit kur u pyet pse shërbimet e sigurisë nuk kishin arritur të parandalonin sulmin vdekjeprurës të së premtes në një sallë koncertesh, sulmi më i keq në 20 vite në Rusi.

Të paktën 137 njerëz u vranë dhe 182 u plagosën kur katër burra hynë në sallën e koncerteve. Presidenti rus Vladimir Putin tha gjatë një fjalimi drejtuar kombit të shtunën se të gjithë ata që janë përgjegjës për masakrën do të ndëshkohen.

Ai tha gjithashtu se 11 persona janë arrestuar, katër prej të cilëve ishin nisur rrugës për në Ukrainë.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha sot se ishte e papërshtatshme të komentohej mbi grupin e Shtetit Islamik që mori përgjegjësinë për sulmin, ndërkohë që hetimet janë në vazhdim.

“Hetimet ende po vazhdojnë”,” u tha Peskov gazetarëve. “Deri më tani, asnjë version nuk është konfirmuar ende.”

“Fatkeqësisht, bota na tregon se asnjë qytet, asnjë vend nuk mund të jetë plotësisht i paprekshëm ndaj kërcënimit të terrorizmit”, tha Peskov, duke shtuar se shërbimet speciale po punojnë pa u lodhur për të mbrojtur Rusinë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!