Dita e Babait/ Kate Middleton realizon foton e veçantë të tre fëmijëve me Princin William

schedule09:45 - 17 Qershor, 2024

schedule 09:45 - 17 Qershor, 2024

Tre fëmijët e Princit William dhe Kate Middleton festuan Ditën e Babait me një foto prekëse në llogarinë e tyre në Instagram dhe shprehjen “Babi të duam”. Në foton e bërë këtë vit nga Kate Middleton, princat George dhe Louis dhe Princesha Charlotte janë të përqafuar me babanë e tyre përballë detit.

Trashëgimtari i fronit britanik ka festuar edhe Ditën e Babait me një foto të tij me Mbretin Karli III në moshë të re.

Në foton e bërë më 12 qershor 1984 në kopshtet e Pallatit Kensington, Princi William i vogël në atë kohë luan me topin me të atin.

Disa muaj më vonë, në fakt, në shtator 1984, Princi William do të priste edhe vëllain e tij, Princin Harry./abcnews.al