Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Dita e autizmit, shoqata apel qeverisë për mbështetje

schedule15:44 - 2 Prill, 2021

schedule 15:44 - 2 Prill, 2021

Nga Ema Shazivari:

Në ditën botërore të autizmit, shoqatat për të drejtat e tyre në vendin tonë bëjnë apel për më tepër kujdes nga shteti. Drejtoresha e njërës prej tyre “Ndihmoni Jetën”, Afërdita Seiti thotë për “ABC”, se mungojnë fondet nga shteti për ti ardhur në ndihmë këtyre fëmijëve.

Aktualisht këto shoqata financohen vetëm nga donator apo vetë prindërit. Fonde këto të cilat shpesh janë të pamjaftueshme.



“Këto shërbime i kemi të paqëndrueshme, dhe janë vetëm nga donatorë. Shteti ka filluar shumë pak të sensibilizohet dhe të na mbështesë. Unë bëj thirrje që shteti të fillojë nga qendra që janë të ngritura. Sa i përket terapive ato familje që kanë mundësi ekonomike i ndihmojnë fëmijët, ato familje që nuk kanë mundësi nuk i ndihmojnë dhe kjo ndikon shumë në  jo vetëm në shëndetin e fëmijës, por tek të gjithë pjesëtarët e familjes”, tha ajo.

Seiti thotë se janë mbi 1000 fëmijë me probleme të spektrit autik në shkollat e vendit, por mungon eksperienca e stafit. Këta fëmijë përballen me probleme të shumta në institucionet arsimore.

“Edhe në arsimin gjithëpërfshirës të këtyre fëmijëve ka problematika. Ka filluar një sensibilizim dhe po punohet në këtë drejtim, por ka edhe problematika të tjera. Janë rreth 1050 mësues në të gjithë vendin që po punojnë, por mësuesit nuk janë të mirë trajnuar. Nuk kanë informacionin se si të punojnë, pra në pjesën më të madhe nuk punohet me programet”, sqaron ajo.

Sipas statistikave, në të gjithë botën 1 në 45 fëmijë shfaq probleme të spektrit autik. Ekspertët bëjnë apel për diagnostikim sa më të hershëm, duke i bërë thirrje prindërve të tregohen të vëmendshëm me fëmijët e tyre.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!