“Dita e alfabetit, të jetë festë kombëtare në Shqipëri”, Rama: Shpresoj që edhe Osmani t’ia sugjerojë Kurtit, unë e dëgjoj presidentin për veten time

schedule12:01 - 23 Nëntor, 2023

schedule 12:01 - 23 Nëntor, 2023

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Samitin e Diasporës, u shpreh se 22 Nëntori, që njihet edhe si dita e alfabetit të gjuhës shqipe, të shpallet si festë kombëtare edhe në Shqipëri. Duke theksuar se ishte një propozim i Begajt, Rama shtoi se shpreson që edhe Vjosa Osmani t’ia sugjerojë Albin Kurtit.

“Me një sugjerim të presidentit dua ta kornizoj këtë fjalë edhe në funksion të frymës të këtij samiti por edhe të asaj që thashë, rëndësia e madhe që ka që ne të jemi bashkë dhe të mësojmë nga njëri tjetri, është diçka e çuditshme por prapë është forca e një njeriu e Arben Xhaferrit që nuk jeton më por pati vizionin që të kërkojë që dita e alfabetit, 22 nëntori të jetë e njohur si festë kombëtare për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe mendoj se është dita që dita e alfabetit, e gjuhës që na bashkon të gjithë, që është bekimi ynë më i madh, të jetë një ditë feste kombëtare edhe në Shqipëri dhe patjetër, unë besoj që edhe presidentja e Kosovës do t’ia japë sugjerimin kryeministrit të vet. Unë e dëgjoj presidentin për veten time.“, u shpreh Rama. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!