Në ditën e 23 të sulmit rus ndaj Ukrainës, shpërthime të shumta janë dëgjuar mëngjesin e kësaj të premteje nga drejtimi i aeroportit ndërkombëtar Danylo Halytskyi në perëndim të Lviv, shkruan BBC
Mediat e huaja bëjnë me dije se një numër i madh videosh janë postuar në rrjetet sociale që tregojnë tymin që ngrihet nga i njëjti vend. Ndërkaq përmes një postimi në Telegram, kryetari i Lviv ka theksuar se nuk është goditur aeroporti por një ndërtesë ngjitur me të.
Çfarë ka ndodhur deri më tani?
–Një fabrikë pranë aeroportit në Lviv është sulmuar nga forcat ruse. Nuk raportohet për viktima. Lviv është 70 km nga kufiri polak, shumë larg nga zonat kryesore të betejës në lindje dhe jug të Ukrainës
-Zyrtarët e mbrojtjes së SHBA-së dhe Britanisë së Madhe thonë se forcat ruse nuk kanë përparuar për shkak të problemeve morale dhe logjistike
-Granatimet kanë vazhduar në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, por forcat lokale kanë arritur të rezistojnë
-Autoritetet lokale thonë se qyteti juglindor i Mariupolit është nën sulmet e vazhdueshme të forcave ruse, por rreth 30,000 njerëz kanë arritur të largohen.
-Të mbijetuarit po evakuohen nga rrënojat e një teatri në Mariupol që u bombardua nga Rusia, sipas autoriteteve
-Më shumë se 1,000 ukrainas u evakuuan nga rajoni i Kievit gjatë natës
-Presidenti i SHBA-së Joe Biden pritet të paralajmërojë homologun e tij kinez Xi Jinping se Kina do të përballet me kosto të larta nëse ata shpëtojnë Rusinë nga sanksionet perëndimore.
/abcnews.al