Dita e 20 e grevës në Ballsh, punonjësët: Shpresojmë që kryeministri të ndryshojë mendje

schedule13:34 - 3 Nëntor, 2020

schedule 13:34 - 3 Nëntor, 2020

20 ditë të ngujuara në mjediset e Qendrës Shëndetësore të uzinës, naftëtaret e Ballshit vazhdojnë të rezistojnë duke u zëvendësuar dhe nga koleget e tyre. Protesta ka mbërritur në pikë kritike dhe s’ka kthim pas, pasi asnjë premtim për shlyerjen e pagave nuk është mbajtur.

Po shpresën se shefi i qeverisë do ti ndihmojë nuk e kanë humbur.

“S’kemi gjë në dorë, po presim nga Kryeministri të na japë atë që na takon. Të gjithë jemi në stres edhe fëmijët tanë janë stres, ndaj po presim nga zotëria”, tha një prej naftëtareve.

Po ashtu një tjetër greviste me shpresën se greva do të marrë zgjidhje pozitive tha se edhe vetë ata do të solidarizohen dhe greva do të mbyllet.

“Inshalla zoti kryeministër del dhe jep një zgjidhje përfundimtare sot. Do solidarizohemi nëse jep përgjigje pozitive që greva të mbyllet”, u shpreh ajo.

Ndërkaq jashtë ambienteve të grevës me dhjetëra punëtorë të tjerë të uzinës qëndrojnë për ti mbështetur koleget që po sakrifikojnë shumë shëndetin e tyre prej 20 ditësh.

/abcnews.al/