Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dita Botërore e Turizmit/ Rama ndan ‘videokartolinën’ me bukuritë përrallore të Shqipërisë

schedule08:20 - 28 Shtator, 2025

schedule 08:20 - 28 Shtator, 2025

Kryeministri  i vendit, Edi Rama, ka përshëndetur Ditën Botërore të Turizmit me një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, duke ndarë një videokartolinë, që pasqyron bukuritë natyrore të Shqipërisë.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me këtë videokartolinë të realizuar për Ditën Botërore të Turizmit, që sjell bukuritë e zonave tona të mbrojtura, nga majat e Alpeve, te liqenet, lagunat dhe bregdeti magjik, ju uroj një të diel të paqtë,” shkruan Rama në postimin e tij.

Videokartolina përfshin pamje mahnitëse nga Alpet Shqiptare, liqenet e thellë malorë, lagunat e mbrojtura dhe vijat bregdetare, duke nxjerrë në pah potencialin e jashtëzakonshëm turistik të vendit.

Ky mesazh i kryeministrit Rama vjen në kuadër të përpjekjeve të qeverisë për të promovuar turizmin e qëndrueshëm dhe për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e ruajtjes së pasurive natyrore të Shqipërisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!