Distria shkëlqen edhe në Paris, kampionja “dardane” siguron gjysmëfinalen

schedule16:36 - 28 Korrik, 2024

schedule 16:36 - 28 Korrik, 2024

Prej vitesh tashmë, disiplina e Xhudos është një sport ku “Dardanët” e Kosovës shkëlqejnë dhe ku ka krijuar një traditë të bukur e plot fitore dhe pikërisht e njëjta gjë po ndodh edhe në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Medalja e artë në Lojërat Olimpike Tokyo 2020 dhe kampione Europe në 2021 dhe 2024, Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinalet e kategorisë deri në 52 kg.

Sportistja nga Peja mposhti në çerekfinale izraeliten Gefen Primo dhe tashmë është një hap larg medaljes olimpike dhe finales së madhe.

Më parë, Distria Krasniqi kishte fituar përballë indonezianes Maryam March Maharanin, duke dominuar plotësisht ashtu siç ndodhi edhe përballë izraelites.

Befasia e madhe deri tani është eliminimi i japonezes Uta Abe, e cilësuar si favoritja e madhe për medaljen e artë me kampionen “dardane” që do të sfidojë italianen Odette Giuffrida në duelin gjysmëfinal. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!