Distria Krasniqi fiton medalje të artë në Portugali

schedule20:39 - 28 Janar, 2022

schedule 20:39 - 28 Janar, 2022

Distria Krasniqi e ka vazhduar rrugën e suksesit.

Xhudistja pejane ka shkëlqyer sot në “Grand Prix Almada 2022”.

Kampionia olimpike ia doli ta fitojë medaljen e artë në garën që po mbahet në Portugali, shkruan “Gazeta Express”.

Krasniqi i deklasoi një nga një kundërshtaret në kategorinë deri në 52 kilogramë, ku u rikthye pas pensionimit të Majlinda Kelmendit.

Aty ia doli ta mposht me Ippon, Joana Diogon, shkruan “Gazeta Express”.

Në këtë rast, Krasniqi iu hakmor portugezes vendëse, e cila në rrethin e parë e kishte eliminuar shoqen e saj, Erza Muminoviq.

Edhe garuesja tjetër kosovare, Flaka Loxha u eliminua në rrethin e parë nga italiania Miriam Boi. /Gazeta Express/