Diss-i i Anisa Veselit ngatërroi rrjetin, ja me kë e ka! Shenja në gjoks, operacion plastik?

schedule18:28 - 8 Shkurt, 2021

schedule 18:28 - 8 Shkurt, 2021

Anisa Veseli është këngëtarja më e re në Kosovë e cila ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, përfshirë edhe mediat online. Vetëm 19 vjeç, ajo premton shumë në muzikën hip- hop.

Gjatë intervistës eksluzive në ‘Abc e Pasdite’s me Ermal Peçi tregoi se si e nisi këtë rrugë dhe nëse i pëlqen të bëj diss-e me këngëtarët më të suksesshëm në hip hop. Shumë ndjekës të programit e pyetën LIVE nëse kënga e fundit e saj ishte ‘diss’ për Himenën ndërsa ajo e thumboi sërish duke e quajtur: Ibrahime.

“Me fol drejt hip-hopi e ka këtë gjë. Psh me këngën e parë foton që e kam qit nuk është se i kam ba diss dikujt por hip hop e ka si gjuhë të vetën. Me të dytën e kam me Ibrahimen, ishte fakt e gjitha çka thashë”.

Ermali e pyet edhe për komentet rreth operacionit në gjoks, pasi në fotot e saj dallohet një shenjë e kjo i dha shkak të aludohej pafund online.

‘Nuk kam bërë ndërhyrje për gjoksin, kam hequr nishanin’ – tha Veseli./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!