Deputetët e Partisë Demokratike kanë zgjedhur të qëndrojnë në debatin mbi buxhetin, ndënëse e kanë shprehur tashmë votën e tyre kundër. Në diskutime ata theksuan rrezikun e ekonomisë kriminale, ndërsa ndryshimet e taksave, sipas tyre, favorizojnë një grup të pasurish.
Taksa e turizmit, ishte burim debatit në Komisionin e Ekonomisë, ndërsa deputetët e Partisë Demokratike theksuan si problem madhor ekonominë kriminale.
Diferencimin e TVSH-së për turizmin bëhet për qëllime klienteliste dhe falimenton bizneset e vogla.
Vendimet për të ndryshuar TVSH-në, paralajmërohet të shkojnë në gjykatë kushtetuese, ndonëse ministri i Financave nuk sheh asnjë arsye për të ndjekur këtë rrugë.
Tabaku vuri në dukje se favorizimi i disa bizneseve, ka arritur të krijojë edhe borxh të lartë tek tatimet, ndërsa bizneset e vogla paguajnë detyrimet në kohë.
Theksi i pozitës tek bota kriminale dhe tregtia e lëndëve narkotike, shoqëroi debatin në komisioni mes opozitës dhe mazhorancës.