EKSKLUZIVE/ Diskriminimi në shkollën në Korçë, Strasburgu detyron shtetin shqiptar t’u paguajë 6 familjeve rome nga 4500 euro

schedule15:50 - 23 Tetor, 2022

schedule 15:50 - 23 Tetor, 2022

Nga Roland Beqiraj dhe Ajgena Korbi

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut detyron shtetin shqiptar të dëmshpërblejë me nga 4500 euro gjashtë familje rome dhe egjiptiane dhe të marrë masa për ti dhënë fund diskriminimit.

Ata bashkë me disa organizata ndërkombëtare e akuzuan në Strasburg për racizëm me pasoja veçimin e fëmijëve gjatë mësimdhënies. Kjo pasi shkolla 9 vjeçare “Naim Frashëri” në Korçë ndiqej vetëm nga fëmijë të këtyre komuniteteve.

Pas një hetimi dy vjeçar Gjykata Ndërkombëtare e shpalli fajtor shtetin shqiptar. Por edhe pas këtij vendimi, në shkollë nuk ka ndryshuar thuajse asgjë. Këtë vit vetëm tre fëmijë të fshatit Voskop që nuk i përkasin këtij komuniteti kanë nisur klasën e parë.

Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Vinjola Çekrezi në një bisedë telefonike i tha Abc se strategjia për ti dhënë fund segregimit do kohë të zbatohet pasi shkolla ndodhet në një lagje që banohet nga ky komunitet.

Por Komisioneria e të Drejtave të Njeriut kundër Diskriminimit nuk mendon njësoj.  Deformimi ,tregon ajo, erdhi pasi një shoqatë  humanitare përfshiu drekën në shkollë falas me qëllim nxitjen e fëmijëve rom dhe egjiptian të ndjekin mësimin.

Komisioneria e të Drejtave të Njeriut kundër Diskriminimit sugjeron dhe zgjidhjen. Pasojë e strategjisë së ndjekur në shkollën 9 vjeçare “Naim Frashëri” në Korçë ishte dhe reduktimi i numrit të nxënësve. Nga 340 fëmijë pas dy vjetësh mbetën 120. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!