Disiplina merr vendimin, gjobiten Tirana e Vllaznia

schedule14:16 - 13 Tetor, 2023

schedule 14:16 - 13 Tetor, 2023

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka publikuar vendimet për ngjarjet e fundit në ndeshjet e Kategorisë Superiore, Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë.

Ndëshkimeve të disiplinës nuk i kanë shpëtuar as “kuqeblutë” e Vllaznisë dhe “bardheblutë” e Tiranës, të cilët janë gjobitur me nga 200 mijë lekë të reja, prej gabimeve të tifozerive të tyre, të cilat hodhën sende në fushën e lojës gjatë “klasikes”, si dhe ndezën disa flakadanë.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës dhe ndezje të flakadanëve, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.

KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës dhe ndezje të flakadanëve, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.

Zyrtari i KF Vora, Bazjon Tragaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

KF Vora, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës dhe ndezje të flakadanëve, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Lojtari i KF Skënderbeu U-17, Kristian Agolli, për sulm fizik ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i FK Apolonia U-17, Etem Xhemali, për sulm fizik ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i FK Apolonia U-17, Luisan Resuli, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i FK Shënkolli, Ded Bushi, për sjellje të dhunshme ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Zyrtari i KF Tërbuni, Altin Xhahysa, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i KF Murlani, Meldin Tafa, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i Labëria FC, Shaqir Haruni, për sjellje të dhunshme ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i KF Këlcyra, Pandi Teka, për sjellje të dhunshme ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

KF Delvina, për sjellje ofenduese të spektatorëve duke fyer zyrtarët e ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 13 të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

FC Lushnja Femra, për mos marrjen e masave paraprake te sigurisë, duke neglizhuar përmbushjen e detyrimeve për organizimin e ndeshjes, në bazë të nenit 17/1/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/d të KDE, gjoba të aplikohet në masën 5%.

FK Apolonia U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë Superiore U-21, kundër FK Partizani U-21, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!