Disiplina me dorë të hekurt, pezullon “boksierët” e Teutës dhe Partizanit

schedule16:40 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 16:40 - 19 Dhjetor, 2019

Komisioni i Disiplinës nuk është kursyer ndaj boksierëve të Partizanit dhe Teutës, teksa janë dënuar me nga pesë ndeshje Fabian Beqja, William Cordeiro, Deian Boldor dhe Amer Duka. Më poshtë vendimet e marra sot për ngjarjen e ndodhur në Durrës:

-Lojtari i KF Teuta Fabjan Beqja, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Lojtari i KF Partizani, William Cordeiro, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Lojtari i KF Teuta, Amer Duka, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Lojtari i KF Partizani Deian Boldor, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!