Disa truke të thjeshta si ta mbani shtëpinë të freskët pa përdorur kondicioner

schedule12:59 - 8 Korrik, 2020

schedule 12:59 - 8 Korrik, 2020

Ditët e nxehta kanë ardhur dhe vapa gjithmonë e më shumë bëhet e padurueshme. Kondicioneri nuk është një alternativë e mirë, për shkak se ekziston një mundësi e madhe për të përhapur koronavirusin.

Chedonna.it ka renditur disa truke të thjeshta që do t’ju vijnë në ndihmë ta mbani shtëpinë të freskët pa përdorur kondicionerin, shkruan abcnews.al.

Mbyllni grilat, dritaret, dhe perdet. Në këtë mënyrë do të të ulni temperaturën disa gradë dhe dhoma do të qëndrojë e freskët për disa orë.

Mbani mbyllur dyert e dhomave në shtëpi që të ketë ajër të freskët në secilën prej tyre.

Merrni një tas të mbushur me akull dhe vendoseni përpara freskueses. Avulli i ftohtë do të përhapet në të gjithë dhomën me anë të kësaj pajisjeje.

Kushtojini rëndësi bimëve, pasi ndikojnë shumë në temperaturën e përgjithshme. Bimët që mund t’i mbani brenda shtëpisë thithin nxehtësinë, ndërsa ato në kopshtin tuaj mund të krijojnë zona me hije.

Gjithashtu, një rëndësi të veçantë i duhet kushtuar materialit të çarçafëve që përdorni. Rekomandohet të përdorni materiale pambuku, pasi ndihmon të merrni frymë më lirshëm gjatë natës dhe të mos rritet temperatura e trupit. /abcnews.al