Pas ankesës së paraqitur nga Interi, UEFA ka nisur disa hetime për menaxhimin e shitjes së biletave në “Do Dragao” për ndeshjen e kthimit të fazës 1/16 të Champions League me Porton. Iniciativa u ndërmor pasi më shumë se 100 tifozëve zikaltër me kuponë iu mohua hyrja në stadium të martën mbrëma. Sipas asaq që u raportua nga një burim i UEFA-s për agjencinë portugeze Lusa, hetimi do të kishte të bënte me përgjegjësinë për menaxhimin e sigurt të spektatorëve dhe politikën përkatëse të biletave nga autoritetet kompetente.
“UEFA është informuar se një numër i madh tifozësht të ftuar kishin blerë bileta për seksionet e ekipit vendas”, thuhej në njoftim.
Në fund të ndeshjes të së martës, e cila pa Interin të eliminonte Porton, CEO zikaltër, Marotta, njoftoi paraqitjen e një ankese zyrtare në UEFA për këtë çështje. Ndërkohë në rrjetet sociale po qarkullojnë disa video të tifozëve të Interit që grumbullohen në hyrjen e stadiumit të ekipit portugez, të cilët përpiqeshin të hynin në stadium./h.ll/abcnews.al